Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 1,207 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën nga virusi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat janë një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 4,729 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 147 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë shënuar 203,114 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 13,340 persona të infektuar me COVID. 123 pacientë janë të shtruar në spital, 17 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim të menjëhershëm, si mënyrë për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Kujtojmë se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.