Aktualitet Tre të vdekur nga Covid

Tre të vdekur nga Covid

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Rastet e reja- Janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë.

Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë.