Tre persona humbën jetën në rrugët e vendit në pak orë si pasojë e aksidenteve.
Fillimisht në autostradën Lushnje-Fier, 59-vjeçari Qemal Shala i cili udhëtonte me një motor u përplas me një traktor. Përplasja ishte shumë e fortë duke bere që 59-vjeçari të përfundonte mbi rimorkion e mjetit bujqësor që i shkaktoi dhe vdekjen. Për ngjarjen, policia shoqëroi shoferin e traktorit, i cili qarkullonte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Vetëm pak minuta më vonë po në Lushnje, një tjetër viktimë u shënua si pasojë e aksidenteve. Në aksin rural Krutje-Bubullimë, 50-vjeçarja, Afërdita Rasti duke udhëtuar me një motor ka humbur kontrollin duke rënë ne kanalin anësor prej betoni. Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ngjarjet rrugore me pasoja nuk u ndalën këtu, pasi vetëm pak minuta më pas në Fushë Krujë një 20-vjeçar humbi jetën në aksident. I riu, Mirjan Tema mësohet se po lëvizte me një automjet tip Smart, ku ishte pasagjer kur doli nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë. Ndërkohë u plagos shoferi i makinës, Haxhi Vraja i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.