Politika Tregtia Shqipëri-Spanjë: Blejmë mobilie, shesim metale dhe peshk

Tregtia Shqipëri-Spanjë: Blejmë mobilie, shesim metale dhe peshk

Spanja është vendi i katërt në Bashkimin Europian për nivelin e eksporteve. Shkëmbimet tregtare me këtë vend kanë qenë neutrale vitet e fundit, pa ndonjë zgjerim domethënës.

Mobilie, pllaka, peshk, barna, e drithëra e makina. Këto janë mallrat kryesorë të cilat vijnë nga Spanja rregullisht në tregun shqiptar. Nga ana tjetër, vendi ynë dërgon metale, veshje dhe produkte peshku.

Këta janë artikujt nga të cilat vendet përfitojnë më shumë, pasi tregtia me Spanjën është më e gjerë.

Në vlerë importet arrijnë rreth 100 mln euro në vit, ndërsa eksportet janë dyfish më të larta.

Tregtia u kufizua në vitin e pandemisë për t’ju rikthyer normalitetin në vitin 2021.

Në pjesën e parë të vitit 2022 vihet re përgjysmim në vlerë i eksporteve, ndërsa importet kanë pësuar rritje.

Në volum, Spanja është partneri i katërt më i madh tregtar i Shqipërisë në Europë, dhe na jep 10% të mallrave që blejmë në BE.