16 persona janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni të policisë për goditjen e tregtisë së paligjshme të ilaçeve të kontrabanduara.
“Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Devis Beqiri, 39 vjeç, Gentian Beqiri, 45 vjeç, Erjon Bajramaj, 35 vjeç, Dinë Thaqi, 40 vjeç, Ermal Merdani, 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u ndaluan shtetasit Lorin Bregoniva, 41 vjeç, banues në Fier, Florian Muçogalli, 36 vjeç, banues në Berat, Almed Hoxha, 51 vjeç, Elton Qorri, 44 vjeç, Albi Dyrmishi, 45 vjeç, , Saimir Dervishi, 31 vjeç, Admir Hoxha, 45 vjeç, Gëzim Hoxha, 64 vjeç, Artur Spaho, 56 vjeç, Tomor Mustafaj, 30 vjeç, Albert Bakaj, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B”, njoftoi policia në lidhje me operacionin e quajtur “Rrugëtimi”.
Sipas autoriteteve këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin ilaçe të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia, Italia dhe Kosova. Ata i shisnin këto medikamente në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë me çmime shumë të larta.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50 000 Euro”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.