Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme.
Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura. Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës.
Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta.
Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke.
Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Shpesh dëmtimet në mushkëri shoqërohen me shfaqjen e kollës. Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i tëndafillit. Çaji duhet të pihet disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë.
Ashtu si dhe shumë bimë të tjera, trëndafili i egër është një qetësues i shkëlqyer i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes.
Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota çaj në ditë para buke dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt. Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, këshillohet të pihet çaji i përftuar nga trëndafili. Pirja e çajit çdo ditë ndihmon në lehtësimin e situatës.
Jo vetëm frutet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në 7 pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësismëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemoragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemoragjinë. Në këto raste lyerja e plagës 3 herë në ditë është shumë e rëndësishme.
Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutet e saj janë të vetmet pjesë të bimës, që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
Eliksir për lëkurën
Trupi dhe shpirti janë anët e së njëjtës medalje që pasqyrohen në lëkurë. Rrudhat, nga ana tjetër janë ndikimi i elementëve të jashtme dhe të brendshme, që zhduken me këtë metodë natyrale.
Lëkura është filtri i parë mbrojtës i trupit, por edhe shpirtit. Diellit, smogut, ndryshimeve të temperaturës, i shtohet stresi, shqetësimet, gëzimet dhe hidhërimet, që prodhojnë shenjat e dukshme në fytyrë, të cilat shumicën e kohës ju do të donit t’i fshihnit.
Çajrat bimore për rrudhat janë vetëm një nga shumë mënyrat për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, pa pasur nevojë të përdorni kirurgji plastike, apo botoks. Çaji bimor kundër rrudhave mund të jetë dy llojesh: qetësues ose ushqyes. Edhe kamomili, është një zgjidhje për të kontrolluar ankthin dhe tensionin nervor. Një përzierje efektive është edhe luleradhiqja dhe livando.
Çaji bimor që vepron në thellësi të rrudhave
Pas parandalimit vjen edhe shërimi. Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, sepse ajo është e ekspozuar ndaj kushteve të motit dhe problemeve të jetës së përditshme. Kjo mund të bëhet me një krem hidratant, me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, dhe madje edhe me një çaj bimor kundër rrudhave, i pasur me përbërës aktivë.kaca Ky është rasti i trëndafilit të egër, bimës që është një burim real i vitaminës C, pasi e përmban deri në 50-100 herë më shumë se agrumet. Gjithashtu, në brendësi ajo ka një përqendrim të lartë të ‘bioflavonoideve’ që kanë aktivitet antioksidant të fuqishëm duke bashkëvepruar me vitaminën C, për qarkullimin e gjakut. Për të gjitha këto arsye, çaji i trëndafilit të egër është një ilaç i shkëlqyer natyror anti-plakje, pasi ai mund të ushqejë lëkurën dhe ta bëjë atë më elastike.
Përgatitja
Për ta përgatitur atë mjafton vetëm të merrni fruta të thata dhe t’i vendosni në ujë të vluar për rreth 10 minuta, duke krijuar një infuzion. Mund edhe të shtoni pak xhenxhefil, për të rritur fuqinë antioksidante të pijes