Si për të kundërshtuar ankthin e izolimit shoqëror, shumë shtëpi tashmë janë ndriçuar me zbukurimet tradicionale të festave të fundvitit dhe duket se, këtë vit, varianti i ngjyrave është sërish e bardhë me efekte akulli nga tradita skandinave.
Prandaj trendi i pemës së Krishtlindjes është me topa transparentë ose të bardhë në të argjendtë, të ndriçuar nga brenda me tela bakri dhe LED në miniaturë, dëborë artificiale dhe, në bazën e saj, dekorime druri.
Midis trendeve ndjekin pemët prej ari dhe argjendi, gjithashtu, nuk janë zhdukur as pemët klasike të ndriçuara me LED me ngjyra të ndezura.
Për të shmangur efektin e “pemës së gjyshes”, me një përzierje zbukurimesh, fijesh dhe dritash, vargjet e dritave pozicionohen në mënyrë të tillë duke e ndarë pemën në breza të gjera horizontale, ku mund të mbështillen fijet e ndritshme me ngjyra të ndryshme horizontale për një rezultat më të rregullt dhe origjinal .
Për më tepër, këtë vit, për të ndjekur melankolinë dhe për të qenë më optimist, një pemë e vetme për familje duket se nuk është e mjaftueshme.
“Më e bukura përgatitet në dhomën e ndenjes dhe në dhomat e tjera të gjumit, përfshirë banjat, vendosen pemë më të vogla, për të ndriçuar çdo cep të shtëpisë dhe për të kapërcyer “anus horribilis” (vitin e tmerrshëm)”, sugjerojnë ekspertët.