Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga binarët në shtetin e Montanas.
Sipas mediave ndërkombëtare treni në momentin e aksidentit kishte në bord 141 pasagjerë dhe 16 persona të tjera ishin pjesë e ekuipazhit.
Një pasagjere ka deklaruar se tronditjet ishin të forta, aq sa turbulencat që shkaktohen kur ka avari avioni.
Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim mbi incidentin. Në vitin 2018, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 3 persona, pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin.