Tri ditë pasi ra zilja e parë e shkollës, më 1 shtator, në Francë janë mbyllur 22 shkolla dhe qindra klasa për shkak të rasteve pozitive me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer. “Në Francë 22 shkolla janë mbyllur, krahasuar me 62 mijë që janë në total. Kujtojmë se numri i rasteve pozitive gjatë javëve të fundit është rritur ndjeshëm”.
Përveç 22 shkollave të mbyllura në total, janë mbyllur gjithashtu qindra klasa në shkolla të ndryshme, si rezultat i rasteve pozitive me Covid-19.
Më 1 shtator 12 milion nxënës u kthyen në shkollë, por shumë prindër shprehen shqetësimet e tyre për rifillimin e shkollës, pasi i druheshin përhapjes së pandemisë.