Këto janë tru gratë që kanë bashkuar forcat kundër udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qëndruar në pushtet për 26 vite.
Tri gratë janë kthyer në simbol të opozitës, ndërkohë që zgjedhjet priten të mbahen më 9 gusht.
Svjetlana Tikanovskaja është gruaja e blogerit të njohur, Sergei Tikanovski, i cili nuk mundi ta vazhdonte kandidimin në zgjedhje pasi u arrestua në mars, me akuzën se kishte sulmuar një polic. Svjetlana po kandidon në vendin e tij.
Pasi mori certifikatën e regjistrimit në zgjedhje, 37-vjeçarja qëndroi para KQZ-së së Bjellorusisë dhe i drejtoi këtë mesazh të shoqit: “Seryozha, të dua shumë. Po e bëj vetëm për ty dhe për njerëzit që të ndoqën e që patën besim te ti.”
Dy kandidate të tjera të cilat nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje i janë bashkuar Svetlanës për mbështetje.
Veronika Cepkalo është gruaja e Valeri Cepkalos, i cili u largua nga Bjellorusia për në Moskë, nga frika s emos arrestohej pasi iu hoq e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërsa Maria Kolesnikova është përfshirë në fushatën e Viktor Babarikos, të cilit nuk iu lejua kandidimi pasi u akuzua për ryshfet.