Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Golem. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e pushuesve të tjerë, rojes bregdetare dhe policëve të Kavajës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga deti.
48-vjeçarja me iniciale Sh.A. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pushueset e tjera K.A. 66 vjeçe dhe gruaja e tretë ende e paidentifikuar rreth 60 vjeçe janë në gjendje të rëndë.
Ato ndodhen në Spitalin e Durrësit ku po marrin trajtim mjekësor.