Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Serbi është anuluar. Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, i cili i referohet një lajmi të publikuar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Shkak mësohet se është bërë mbyllja e hapësirave ajror nga vendet fqinje me Serbinë për avionin me të cilin do të udhëtonte Lavrov.
Reuters raporton se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin, me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd këtë të hënë.