Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, ndërkohë janë regjistruar 120 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy burra nga Tirana dhe një grua nga Elbasani.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 48 persona janë shëruar së fundmi, duke e çuar në total numrin e personave të shëruar në 3794 persona.
Në dy spitalet Covid në vend po marrin mjekim 125 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intensive dhe 5 në intubim. Gjithashtu, 12 pacientë që kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe tashmë janë negativizuar, po vazhdojnë të marrim trajtim mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.