Kryesore Tri viktima dhe 604 raste të reja në 24 orët e fundit

Tri viktima dhe 604 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, ndërsa kryeson Tirana me 222 të infektuar.

Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Fatkeqësisht, tre qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.