Mjeku Tritan kalo, ka ndarë një foto bashkë me kolegët e tij, këtë të diel, teksa ndodhen tek infektivi për t’i shërbyer të sëmurëve me koronavirus. Mjeku Kalo, shkruan në postimin e tij krah fotove, se nuk i mungon asgjë për t’i shërbyer pacientëve.
As mjete, as dëshira apo vullneti. “Vetëm na besoni”, shkruan Kalo.
“15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermieresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë
….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëzon është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermierë NUKU na mungon…
BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!”, përfundon mjeku Kalo.