Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonalen e Shkodrës.
Sipas të dhënave të para mësohet se ishin rreth 50-100 gramë tritol të vendosur në një dyqan në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, shpërthimi i të cilit ka ndodhur rreth orës 02:00 duke ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërtesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, filmimet e të cilave pritet që të zbulojnë autorët.
Dyqani ka qenë në pronësi të Avdyl Dergut. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë “ShkodraNews” shkruan se Dërguti ka konflikt pronësie me kushurinjtë për dyqanin në fjalë.