Aktualitet Tritol makinës së kryetarit të sindikatës së minatorëve, në zgjedhje kandidoi si...

Tritol makinës së kryetarit të sindikatës së minatorëve, në zgjedhje kandidoi si deputet

Shpërthen me tritol makina e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar, Elton Dobreshit. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë pas mesnate rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit të Dobreshit. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Elton Dobreshi kandidoi edhe si kandidat i pavarur për deputet.