Tirana u trondit mbrëmjen e kësaj të enjteje nga një shpërthim me tritol. Një sasi lëndë plasëse shpërtheu në makinën e prokurorit Arjan Muça. Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.
“Benzi A Class i vitit 2002, i përket një prokurori të komanduar të KLP-së, i cili është Arjan Muça. Aktualisht po kryhen veprimet. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Ky automjet përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga struktura të Drejtorisë Vendore të Policisë për domkumentimin e kësaj vepre penale që ju njoftova.
Nuk ka dëmtime në njerëz, nuk ka dëmtime të mjeteve të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur në parakolpin e këtij mjeti, por ka dëmtime në motor dhe në pjesën e përparme të mjetit. S’ka pasur asnjë person afër. Grupi hetimor po merret me pamjet dhe ndjekjen e veprimeve hetimore“, tha në një dalje për mediat, kreu i policisë së Tiranë, Rebani Jaupaj.
Automjeti mësohet se ishte në emër të bashkëshortes së Muçës, e cila punon si gjyqtare pranë Gjykatën Administrative Tiranë.