Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në banesën e ish-basketbollistit Nikolin Arra në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, por për fat nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale.
Në banesë nuk ka pasur persona pasi ish-basketbollisti dhe familja e tij ndodhen jashtë vendit.
Mësohet se Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Janë ende të paqarta motivet e këtij sulmi