Partia Demokratike ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme i është vendosur tritol në banesë nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Demaj, ndërsa akuzon policinë se fsheh ngjarjen.
Por policia e ka përgënjështuar PD-në.
Në reagimin e policisë theksohet se “në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi Paulin Gjegjaj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.”
Gjegjaj është komshi me Vendim Demaj, nënkryetar i bashkisë së Kamzës, dhe Partia Demokratike e ka konsideruar sulmin si politik dhe që ka patur në fokus zyrtarin e saj.