Një sasi tritoli është vendosur pranë një mjeti të drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër (OSHKSH).
Lënda plasëse u shpërthye me telekomandim nga forcat xhenjo.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person me motor.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.
Nuk ka asnjë të lënduar nga ngjarja.