Një sasi tritoli i është vënë mbrëmjen e djeshme efektivit të Policisë, Hysen Gashi.
Sipas Policisë tritoli është vënë në derën e jashtme të dyqanit të tij në fshatin Katund i të Ri në Durrës.
Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.