Aktualitet Tritol te dera e një dyqani në Sarandë

Tritol te dera e një dyqani në Sarandë

Policia e Sarandës bën me dije se ka zbuluar mëngjesin e sotëm një sasi lënde eksplozive të vendosur pranë një dyqani.

Lënda shpërthyese, e lidhur me një fitil dhe kapsollë detonatore u gjet në derën e jashtme të dyqanit në pronësi të shtetasi I.Th.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.