Aktualitet Tritoli në biznesin e Noizyt, i penduari i drejtësisë zbulon kush fshihet...

Tritoli në biznesin e Noizyt, i penduari i drejtësisë zbulon kush fshihet pas

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zbardhi për mediat disa nga vrasjet dhe krimet të tjera të realizuara nga grupi i drejtuar nga Leart Haxhiu.

Mes tyre ata janë autorë të dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në biznesin e Bashkim Rajkut babait të reperit Rigels Rajkut i njohur nga të gjithë si Noizy.

“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”, tha Rrumbullaku.

Ky megaoperacion filloi pasi Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë nga grupi i Leart Haxhiut.