Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
Kreu i shtetit dënon ngjarjen dhe bën thirrje për zbardhjen e këtij akti kriminal.
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Benard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet Presidenti Bajram Begaj.
Tritoli në makinën e kreut të PD të Vaut të Dejës shpërtheu kur ky i fundit u fut në automjet.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.