Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi ashpër pas vendosjes së tritolit në makinën e prokurorit Albert Kuliçi.
Në reagimin zyrtar, KLP shprehet se pa dashur të paragjykojë përfundimet e hetimit ajo që ka ndodhur në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij.
Sipas KLP ky është një sulm i pastër kundër funksionit të tij dhe për ta është një sulm terrorist.
Më tej këshilli shton se për Albert Kuliçin dhe familjen e tij do të ketë mbrojte të veçantë.
Edhe presidenti Meta reagoi pas sulmit me tritol ndaj prokurorit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, presidenti kërkon hetim dhe ndëshkim për autorët e këtij sulmi dhe se “askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit”.