Sport Trondit nëna e Cristiano Ronaldos: Jam duke luftuar për jetën

Trondit nëna e Cristiano Ronaldos: Jam duke luftuar për jetën

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka bërë deklaratë tronditëse për televizionin portugez, në të cilin ka zbuluar momentin delikat që po kalon me shëndetin e saj.

Më konkretisht, ajo është diagnostikuar me kancer në gjirin tjetër, pasi kjo sëmundje i kishte prekur edhe në organin tjetër të njëjtë, para rreth 12 vitesh.

Lufta e saj bëhet tashmë e dyfishtë, në përpjekje për ta mposhtur sëmundjen e rëndë. “Kam kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë radioterapi dhe tani po luftoj për jetën”, – tha ajo.

Pas këtij rrëfimi, nëna e yllit portugez nuk dëshiroi të jepte më shumë detaje, duke shtuar se “askush nuk di asgjë për operacionin e dytë”.

Kohët e fundit, ajo udhëtoi për në Torino dhe festoi përvjetorin e djalit, tashmë pjesë e Juventusit, së bashku me dy vajzat, Katia dhe Elma.