Djali i ish-presidentit gjerman Richard von Weizsäcker është goditur për vdekje në Berlin.
Doktori Fritz von Weizsäcker, 59 vjeç, sapo kishte mbaruar ligjëratat për studentët ku kishte folur për sëmundjet e mëlçisë.
Babai i tij shërbeu si president gjatë ribashkimit të Gjermanisë në fillim vitet ‘90.
I dyshuari për krimin, gjithashtu në të 50-at, është arrestuar nga policia. Motivi për sulmin nuk ishte i qartë. Një polic jashtë shërbimit u plagos rëndë kur hyri për të mposhtur sulmuesin. Megjithatë, përpjekjet për të shpëtuar z. Von Weizsäcker dështuan, pasi ai vdiq në vendin e ngjarjes.
Sulmi ndodhi në klinikën spitalore dhe universitare Schlosspark në Berlini, ku ai punonte si mjek. Polici, i cili rastësisht ishte në vendngjarje, ishte një nga personat që u lëndua rëndë gjatë ndërhyrjes. Ai u dërgua në një spital tjetër për t’u trajtuar për plagët e tij.