Sezoni i Federico Chiesa mund të konsiderohet i përfunduar.
Ekzaminimet konfirmuan traumën në gjurin e majtë, me dëmtimin e ligamenteve. Chiesa do të operohet në ditët e ardhshme dhe për të sezoni është mbyllur këtu.
Lajm i keq për Massimiliano Allegrin, por edhe për trajnerin Roberto Mancini, i cili nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së tij për play off-et e Botërorit në mars.
24-vjeçari humbet në këtë mënyrë duelet e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022 me Italinë. Kampionët e Europës do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut (24 mars) dhe fituesin e çiftit Portugali-Turqi (29 mars), takime në të cilat Roberto Mancini do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të djathtë.
Dëmtimi i Chiesa-s ndikon edhe në merkaton e Juves, duke bërë që Kulusevski të mos largohet në këtë janar, e ndoshta do t’u duhet të gjejnë edhe një tjetër lojtar për repartin ofensiv, diskutim ky që gjithsesi nuk ka të bëjë për ndeshjen me Interin, për të cilën Juve mbetet në emergjencë.