Disa persona mbetën të vrarë pas të shtënave në një restorant pranë qytetit historik Cetinjë, raportuan mediat lokale që cituan një deklaratë të policisë së vendit.
Vijesti TV raportoi se pas një debati pasdite me orën lokale, pati të shtëna me armë, ku mbetën të vrarë 5 persona. Autori i dyshuar nuk është arrestuar ende. Policia nuk dha hollësi mbi numrin e viktimave.
Policia e Malit të Zi dërgoi njësi speciale në zonë dhe u kërkoi njerëzve të qëndronin brenda shtëpive.
“Të gjitha njësitë e gatshme policore janë në terren dhe po veprojnë brenda juridiksionit të tyre për të kapur të dyshuarin”, tha përmes një deklarate Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Sulmet me armë me viktima në masë janë relativisht të rralla në Mal të Zi, vend që ka një kulturë të rrënjosur thellë të armëve.
Në vitin 2022, 11 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe një person të armatosur, u vranë si pasojë e të shtënave masive. Gjashtë të tjerë u plagosën.
Pavarësisht ligjeve të rrepta për armët, Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë një numër të madh armësh pa leje, që datojnë që nga Lufta e Parë Botërore.