Bota Tronditet Selaniku/ Polici çon fëmijët në shkollë, më pas vret ish-bashkëshorten dhe...

Tronditet Selaniku/ Polici çon fëmijët në shkollë, më pas vret ish-bashkëshorten dhe vetëvritet

Selaniku është tronditur sot nga një tragjedi e rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në një banesë në Kalamaria, kur një polic 38-vjeçar vrau me armë ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe më pas u vetëvra. Çifti ishte i divorcuar dhe nuk jetonin së bashku.

Sipas mediave greke, 38-vjeçari dhe 42-vjeçarja kishin dy fëmijë, të cilët autori i kishte marrë dhe i kishte lënë më herët në shkollë. Më pas ai shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, e qëlloi në bark, para se të vriste veten.

Policia është njoftuar nga fqinjët për një incident me armë zjarri në banesën e katit të 6-të. Sapo mbërriti policia, ata gjetën kufomat. Çifti nuk kishte telefonuar autoritetet për një problem në familje.

Në vitin 2023, çifti u nda me pëlqim reciprok, i cili rregullonte ditët dhe orët për fëmijët.

Fëmijët ishin në shkollë në momentin e vrasjes dhe nuk e dinin që prindërit e tyre kishin vdekur.

Psikologët shkuan që në momentin e parë në shkollën ku frekuentonin dy fëmijët e mitur për t’i mbështetur.