Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do t’i vinte keq nëse djali i tij 12-vjeçar, Barron do të luante vetëm futbollin amerikan, i kritikuar shpesh për dhunë, dhe se do të ishte më i lumtur nëse ai do të luante futbollin e zakonshëm.
”Shumë njerëz, ku përfshihem edhe unë, mendojnë se futbolli nuk është shumë popullor në vendin tonë”, shtoi ai.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej shumë kohësh futbolli konsiderohej si një sport për vajzat dhe fëmijët, përpara se të merrte hov nga ndikimi hispanik.
Personalisht Trump se bashkë me fqinjët kanadezë dhe meksikanë besojnë se do të arrijnë të organizojnë Kupën e Botës në futboll në vitin 2026.
Pas caktimit të Botërorit 2016 presidenti Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e FIFA-s Gianni Infantino duke i shpjeguar se Kupa e Botës do të përbënte një event gjigant.
Trump kritikon rregullisht NFL se ka një mungesë të theksuar të patriotizmit midis lojtarëve.
Ai ka kritikuar edhe për mënyrën e trajtimit të lojtarëve të futbollit amerikan të cilët vuajnë nga raste të traumave kronike.
”Ky është një sport i rrezikshëm, por unë mendoj se gjendja e tij do të përmirësohet”, përfundoi Trump për NFL.