Presidenti i Shteteve të Bashkuara e dinte që këshilltarja e tij për fushatën elektorale, Hope Hicks, kishte rezultuar pozitive me Covid-19 që të mërkurën pasdite, megjithatë vendosi të hipte sëbashku me të në helikopterin presidencial për të shkuar në Neë Jersey për mbledhje fondesh.
Ndërsa SHBA-ja gumëzhin ndaj lajmeve për diagnostikimin e presidentit Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump me Covid, disa po ngrenë pyetje në lidhje me trajtimin e situatës nga administrata e tij, pasi këshilltarja e Trump, Hope Hicks, konfirmoi se ishte testuar pozitive me koronavirus.
Një grup i vogël i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë e dinin të enjten në mëngjes se Hicks ishte e infektuar me Covid-19, sipas korrespondentit të CNN, Kaitlan Collins.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi as presidentin Trump të bënte një udhëtim në Neë Jersey për mbledhje fondesh dhe as sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, të mbante një konferencë për media.
McEnany nuk mbante maskë në konferencë dhe nuk përmendi në asnjë moment diagnozën e Hicks para gazetarëve në dhomë, shton Collins.
“Pra, pyetja që ngrihet për Shtëpinë e Bardhë, është pse Presidenti shkoi në New Jersey, duke e ditur se ai mund t’i vinte në rrezik këta njerëz, donatorët dhe mbledhësit e fondeve?
Dhe sigurisht, pse sekretarja për shtyp, mbajti një konferencë, pavarësisht se e dinte që kishte pasur kontakt me dikë që sapo kishte dalë pozitive me koronavirus?“, shkruan Collins.
“Ajo nuk na tregoi. Nuk u tha as gazetarëve që ishin në avion. Dhe do të ketë pyetje serioze për Shtëpinë e Bardhë, e cila i mbajti ato informacione fshehur jo vetëm nga reporterët në dhomë, por edhe nga populli amerikan në lidhje me gjendjen e shëndetit të Presidentit dhe njerëzve me të cilët ai potencialisht është në kontakt“.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka bërë me dije të dhënat më të fundit në lidhje me shëndetin e presidentit Donald Trump, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Melania rezultuan pozitivë në testimin antiCovid.
Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Trump ka shfaqur simptoma të lehta dhe së është në gjendje të mirë dhe mbi të gjitha në krye të detyrës.