Hydroxychloroquine. Ka shumë mundësi që e keni dëgjuar këtë emër medikamenti kohët e fundit dhe një prej tyre është sepse është përmendur shpesh nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si një ilaç që do të ndryshojë historinë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Trump po e prezanton medikamentin kundër malarias, si një ilaç që mund të trajtojë virusin dhe është duke shtyrë pacientët që ta marrin atë duke thënë: “Çfarë keni për të humbur?”
Ndoshta pyetja e vërtetë është – çfarë ka Trump për të fituar nga e gjitha kjo? Shumë thotë një raport i New York Times.
Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në prestigjiozen amerikane, Presidenti Trump ka interesa financiare personale tek Sanofi, prodhuesi francez i barnave që prodhon medikamentin “Plaquenil”, emri ndryshe i Hydroxychloroquines.
Por një mjek beson se ka arsye më fisnike në deklaratat e presidentit. “Unë e kuptoj pse po i shtyn njerëzit. Ai duhet të shpërndajë shpresë,” tha Dr Joshua Rosenberg nga Qendra