Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar një gjykate federale në Florida nga e cila kërkon që rrjeti social Twitter të rikthejë adresën e tij të mbyllur gjatë periudhës zgjedhore. Trump pretendon se kompania në fjalë çaktivizoi llogarinë e tij në muajin janar nën presionin e rivalëve të tij në Kongresin amerikan.
Lidhur me situatën e re juridike, Twitter nuk ka pranuar të komentojë. Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump nga Twitter u pasua nga vendime të ngjashme nga Facebook dhe Google, të cilat edhe këto janë paditur nga ish-presidenti amerikan.
Sipas Trump: “Rrjetet sociale në fjalë, sidomos Twitter ushtron një shkallë pushteti dhe kontrolli mbi diskursin politik në SHBA që është i pamatshëm, historikisht i paprecedentë dhe thellësisht i rrezikshëm për debatin e hapur demokratik”.