Presidenti amerikan, Donald Trump, sfidon rivalin demokrat, Joe Biden, me kryerjen e një testi droge përpara debatit të tyre të parë që mbahet muajin e ardhshëm.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha për “Washington Examiner” se kishte vënë re një përmirësim të menjëhershëm të Biden në debatet televizive.
Presidenti nuk ofroi prova që rivali i tij mund të ishte nën efektin e drogës, por vetëm pohoi se “është shumë i mirë në kuptimin e këtyre situatave”.
Trump i tha “Washington Examiner” se ai ishte i intriguar nga përmirësimi i papritur i performancës së Joe Biden në debatet demokratike.
“Ne do të kërkojmë kontrollin e dopingut”, tha ai, duke shprehur habinë për suksesin e ish-zv/presidentit në debatin e fundit me Bernie Sanders në mars.
“Unë e pashë atë në debate me të gjithë këta njerëz (kandidatët e tjerë për nominimin demokratik). Ai ishte shume keq, ndërkohë që kundër Bernie ai u shfaq në rregull. Si mund të interpretohet?”
Miliarderi republikan bëri një deklaratë të ngjashme në vjeshtën e vitit 2016 kur la të kuptohet se kundërshtarja e tij e atëhershme demokrate, Hillary Clinton mund të ketë marrë drogë.
“Unë mendoj se duhet të testohemi para debatit”, tha ai në një tubim zgjedhor në New Hampshire.
Debati i parë mes Donald Trump dhe Joe Biden është caktuar për në 29 shtator. Dy të tjerët janë në 15 dhe 22 tetor.