Presidenti foli nga një ballkoni i Shtëpisë së Bardhë: rreth 2,000 mbështetës u mblodhën për ta dëgjuar. Mbështetje për policinë dhe apel për votuesit afrikano-amerikanë ishin disa nga temat e tubimit të tij.
Mbështetësit e Donald Trump u grumbulluan përpara Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht nga distancimi shoqëror dhe pa maskë.
Është një sfidë e vërtetë për rregullat anti-Covid nga “populli” i Presidentit Donald Trump në fjalimin e tij të parë publik pas karantinës si rezultat i Covid dhe daljes së tij nga spitali. Për t’u theksuar se mjekët nuk e kanë deklaruar ende presidentin të shëruar zyrtarisht.
Gara e Donald Trump rifillon në një përpjekje për t’u rikonfirmuar në majën e kombit, duke kërkuar një rikthim që aktualisht e sheh atë në të gjitha sondazhet në disavantazh ndaj rivalit të tij demokrat, Joe Biden.
Një nga pikat në të cilat kandidati republikan këmbënguli është rendi publik: “Nëse e majta fiton pushtet, ajo do të nisë një kryqëzatë kombëtare kundër policisë, duke i privuar nga fondet, armët dhe autoritetet e tyre themelore”, ishte një ndër pikat e fjalimit të mbajtur pasdite. “Është koha që amerikanët të kundërshtojnë fushatën shpifëse të së majtës radikale kundër policisë sonë. Kur ka prova për keqbërje nga policia, sistemi i drejtësisë duhet të hetojë dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen për të. Por kjo nuk duhet të lejojë absolutisht drejtësinë popullore”.
Një tjetër temë tubimit, elektorati afrikano-amerikan. Këtij komuniteti Trump i propozon një “Blexit”, një neologjizëm që nënkupton distancimin e njerëzve me ngjyrë nga Partia Demokratike.
Presidenti u shfaq në ballkon dhe u prit nga duartrokitje të gjata dhe brohoritje “SHB.” ngas të pranishmit. “Faleminderit, vazhdoni ta keni këtë entuziazëm deri në votim”, tha Trump. “Ndihem shumë mirë, ju si jeni?” ishin fjalët e para me të cilat ai iu drejtua turmës.
Donald më pas e agravoi fjalimin e tij duke kujtuar se ai nuk do të lejojë që SHBA të bëhen “një vend socialist”. Pastaj ai preku kuajt e tjerë të betejës të fushatës së tij: Obamacare të hiqet sepse është e dëmshme, “virusi kinez” të çrrënjoset, si dhe përmendi rrezikun e mashtrimit të lidhur me votimin me postë. Fjalimi zgjati rreth një çerek ore, pastaj Trump iu bashkua audiencës që këndonte korin: “We love you!”./American Eye