Bota Trump mohon fitoren e Biden, ndërkohë niset të luajë golf

Trump mohon fitoren e Biden, ndërkohë niset të luajë golf

Presidenti Donald Trump ka lënë Shtëpinë e Bardhë për klubin e tij të golfit në Virxhinia për herë të parë që nga fundi i shtatorit. Me këpucë golfi dhe një kapele të bardhë, ai doli i shoqërua nga kortezhi i tij i makinave, ndërsa disa persona i tregonin pankarta në mbështetje të Joe Biden.

Trump ka refuzuar të pranojë fitoren e rivalit Joe Biden dhe premtoi të fillojë ndjekjen penale të çështjeve për të siguruar që “fituesi i ligjshëm të ulet në Shtëpinë e Bardhë”.

Në një deklaratë të lëshuar përmes fushatës së tij, Trump tha se “Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fituesi”, me ndihmën e “aleatëve të tij të medias”.

Trump këmbëngul se fitorja e Biden ishte mashtruese dhe se fletët e votimit për Biden ishin “mashtruese, të prodhuara ose të hedhura nga votues të cilëve nuk u lejohet të votojnë ose janë të vdekur”, dhe njoftoi se ekipi i tij ligjor do të fillojë ndjekjen penale të çështjes në gjykatë të hënën.

“Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve”, deklaroi Trump.