Presidenti Trump njoftoi të premten se SHBA do t’i japë fund marrëdhënies me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mesin e pandemisë globale.
Presidenti e ka bërë këtë deklaratë teksa vendi po përballet me trazira në fushën e ekonomisë. Mbi 100 mijë amerikanë kanë vdekur prej COVID-19.
Kritikat e Trump ndaj OBSH kanë filluar gjatë muajit të shkuar, kur ai kërcënoi se do të tërheqë përfundimisht fondet e SHBA, nëse “organizata nuk ndërmerrte përmirësime thelbësore në 30 ditët e ardhshme”.
“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi që të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.