“Viti i ardhshëm do të jetë viti më i mirë i parë ndonjëherë”, shkruan presidenti i SHBA-së Donald Trump me gërma kapitale në Twitter.
”Votoni, votoni, votoni”, deklaroi Trump, duke nënkuptuar zgjedhjet presidenciale.
”Bursa të përgatitet të tejkalojë rekordin e saj të të gjitha kohërave”, thekson Trump.
Ndërkohë, po sot presidenti i SHBA, Donald Trump doli për pak kohë nga spitali ushtarak ”Walter Reed” në bordin e një SUV të blinduar, ku ai është i shtruar për shkak të infektimit me Covid-19, për një vizitë të shkurtër të befasishme tek dhjetëra adhurues që ndodheshin prej të premtes jashtë ndërtesës, pasi mjekët parashikuan daljen e tij të mundshme sot, nëse ai vazhdon të përmirësohet.
Trump falënderoi mbështetësit e tij jashtë spitalit si “patriotë të mëdhenj me flamuj që mbajnë emrin tim, të cilët e duan vendin tonë”.
Presidenti pretendon gjithashtu se e ka marrë mësimin nga koronavirusi.
Por, ai ka ngjallur polemika dhe kritika duke qenë një pacient ende i shtruar në spital dhe duke vendosur në rrezik shëndetin e agjentëve të shërbimit sekret që e shoqëruan atë.
Trump u ul në pjesën e pasme të makinës, i veshur me maskë dhe përshëndeti simpatizantët që brohorisnin me britma gëzimi.