Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të ndalonte në SHBA rrjetin social TikTok, dyshuar nga Uashingtoni se mund të përdoret nga shërbimet sekrete kineze.
“Përsa i përket TikTok, ne e ndalojmë atë në SHBA”, deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
TikTok i përket grupit kinez ByteDance. Ai numëron një miliardë përdorues në botë dhe është shumë popullor për të rinjtë.
TikTok u bë objekt i një hetimi të CFIUS, agjencia amerikane e ngarkuar për të siguruar se investimet e huaja nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.