Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është i shqetësuar në lidhje me amendamentin e 25-të që lejon kabinetin e tij ta heqë atë nga detyra, edhe kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët futwn një rezolutë që shtyn zëvendëspresidentin Mike Pence të kërkojë dispozitë kushtetuese.
Në një fjalim të martën, presidenti Trump tha: “Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua”.
Ai shton se “mashtrimi i fajësimit është vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në histori”.
“Tani është koha që kombi ynë të shërohet. Një kohë për paqe dhe qetësi”, tha ai.
Trump shton se “respekti për zbatimin e ligjit është themeli i agjendës së MAGA”, duke iu referuar shkurtimit të fushatës së tij që do të thotë “Bëni Amerikën përsëri të madhe”.
Presidenti amerikan foli para një pjese të murit kufitar jugor, një simbol i politikës së rreptë të emigracionit që ai ka ndjekur gjatë katër viteve të tij të trazuar në detyrë.
Rezoluta për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, u prezantua zyrtarisht në Kongres. Nën masa të rrepta sigurie në Capitol Hill të Uashington DC, demokratët bënë shtysën e radhës kundër 74-vjeçarit në ditët e fundit në drejtim të Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar për “nxitje të kryengritjes”, për rolin e tij në trazirat e së mërkurës së kaluar.