Bota Trump: Përplasja Turqi-Siri, gjeniale për SHBA-të. Kurdët nuk janë engjëj

Trump: Përplasja Turqi-Siri, gjeniale për SHBA-të. Kurdët nuk janë engjëj

Presidenti amerikan, Donald Trump, e quan pushtimin e Sirisë nga Turqia “strategji gjeniale” për SHBA-të, dhe shton se kurdët nuk janë engjëj.

Trump ka nisur të mbrojë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria me një mënyrë të re, duke thënë se kurdët tani janë më të sigurt se më parë.

Edhe pse zv/presidenti Mike Pompeo është nisur urgjentisht në Ankara për të diskutuar mbi mundësinë e një armëpushimi, për Trump, lufta në Sirinë veriore nuk është problem i SHBA-ve. “Nëse Turqia futet në Siri, le ta zgjidhin me Sirinë. Nuk është problemi ynë”, tha ai.

“Siria ka marrëdhënie miqësore me kurdët. Kurdët janë shumë të mbrojtur. Plus që dinë si të luftojnë. Dhe, meqë ra fjala, nuk është se janë engjëj”, tha presidenti amerikan.

Ndërkohë që Siria e veriut vazhdon të bombardohet, Trump tha: “Për sa i përket SHBA-ve, situata në kufirin e Turqisë me Sirinë më duket strategji gjeniale. Të gjithë ushtarët amerikanë janë larguar. S’kanë pse të jenë atje kur dy vende luftojnë për tokat e tyre”.

Vendimi i Trump për të tërhequr trupat nuk është pritur mirë as nga republikanët e tij. Lindsey Graham tha menjëherë se “kjo rrezikon të jetë një katastrofë edhe më e rëndë se e Obamës, kur vendosi të largohet nga Iraku. Druaj se është duke u zhvilluar një katastrofë e vërtetë për sa i përket sigurisë kombëtare dhe shpresoj që Trump të ndryshojë mendim”.