Pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të pezulluar emigracionin përkohësisht ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë.
Përmes një njoftimi, Ambasada njofton se do të ofrojë vetëm shërbime në raste emergjencash dhe të gjitha shërbimet rutinë për vizat janë pezulluar.
“Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu https://bit.ly/3cE8BSB” – thuhet në njoftimin e ambasadës.