Sipas mediave të huaja, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, po rrezikon shëndetin e tij nga një gamë e gjerë sëmundjesh.
Kjo pasi Donald Trump, pi çdo ditë 12 kanaçe “Coca Cola Dietike”.
Një sasi e tillë pijesh artificiale të ëmbëlsuara, arrin në një dozë “mega”, thotë dr. Vasanti Malik nga Universitet i Harvardit.
Shëndeti i Presidentit Trump, sipas Malik, u vu në pikëpyetje pas vëzhgimeve se fjalimi i tij dukej i paqëndrueshëm të mërkurën gjatë shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Sidoqoftë, raporti i tyre nuk konfirmon ende nëse në shëndetin e tij po ndikon kjo pije apo ndonjë tjetër.
Sipas raportit, një njoftim zyrtar rreth shëndetit të plotë të Presidentit Donald Trump, pritet të publikohet pas Vitit të Ri.