Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se aleatët nuk do të përfitojnë më nga SHBA-ja duke kritikuar ministrin e tij të Mbrojtjes që u dorëhoq, James Mattis, që i kundërvihet tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, një vendim i marrë nga presidenti javën e ardhshme.
“Atyre pak senatorëve që mendojnë se as nuk dua dhe as nuk e vlerësoj të jem aleat me vendet e tjera, gabohen, e dua shumë”, shkruan në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Në të kundërt, ajo që nuk dua, është që një numër i këtyre vendeve të përfitojnë nga miqësia e tyre me SHBA-në, si për mbrojtjen ushtarake dhe për tregtinë”, vazhdoi ai.
“Gjenerali Mattis nuk e shihte këtë si një problem. Unë po dhe është duke u zgjidhur”, theksoi Trump.