“Do të më pëlqente të kisha një qen, por nuk kam kohë!”
Kështu u justifikua Donald Trump para fansave të tij në El Paso për faktin që nuk ka një të tillë: ai është presidenti i parë në 120 vjet që nuk ka një qen. “Si mund ta merrja atë për një shëtitje në lëndinë të Shtëpisë së Bardhë?” pyeste veten, duke kujtuar se shumë njerëz sugjeruan që ai të merrte një qen, madje edhe për të fituar konsensus politik. “Por, më duket pak false, nuk e ndiej nevojën, sepse kjo nuk është marrëdhënia që kam me votuesit e mi”, shtoi ai. Kështu i është përgjigjur manjati kësaj pyetjeje të kërkuar nga shumë amerikanë.
Të gjithë presidentët amerikanë kanë pasur një mik me katër këmbë: nga William McKinley, i cili filloi mandatin e tij më 1897, te Barack Obama. Të mos flasim për Warren G. Harding: qeni i tij, kishte karrigen e tij speciale në seancat e qeverisë dhe ishte mysafir i nderit të garës tradicionale të vezës së Pashkëve të Shtëpisë së Bardhë në 1923, si kafsha e parë politike e shquar.
Beagles i Lyndon Johnson pushtoi kopertinën e “Life” në vitin 1964, duke dhënë një edicion informues në luftën e Vietnamit. Dhe libri me protagoniste Millie, qeni i Barbara Bush, ka shitur më shumë sesa kujtimet e ish-çiftit presidencial.
Përpjekja e vetme për të bindur Trump që të adoptojë një qen, një muaj pas zgjedhjeve, është bërë nga Lois Pope, një filantrop nga Palm Beach, i cili vuri një Goldendoodle në krah, pastaj duke i treguar foto djalit të presidentit, Barron, i cili shpërtheu në lot. Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme për ta bërë manjatin të ndryshojë mendje.