“Vladimir Putin vendosi agresionin e pamëshirshëm, pasi pa tërheqjen nga Afganistani. Putin është inteligjent, ndërsa liderët tanë, idiotë”.
Një deklaratë e tillë vjen nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator, teksa e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, si një agresion ndaj njerëzimit.
“Për mua do të ishte e lehtë që ti jepej fund asaj që po ndodh dhe kësaj farse. Mund të nisë një luftë e madhe në Europë. Agresioni rus është i frikshëm, lutemi për ukrainasit”, tha ai.
Ndërsa Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si një njeri guximtar, trim dhe të qëndrueshëm.