Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë planin e rimëkëmbjes prej rreth 900 miliardë dollarësh, të miratuar nga Kongresi duke e cilësuar si turp dhe duke kërkuar rritjen e shumës së çeqeve të dërguara për familjet.
Në një konferencë për shtyp, Trump e ka quajtur atë një turp të vërtetë duke renditur fondet dhe alokimin e tyre në destinacione që sipas tij pak kanë të bëjnë me pandeminë.
Trump ka vënë në dukje se drafti është 5500 faqe dhe askush në Kongres se ka lexuar pikërisht për shkak të volumit.
“I kërkoj Kongresit të ndryshojë këtë projektligj dhe të rrisë ndihmën qesharake prej 600 dollarësh në 2 000 ose 4 000 dollarë për një çift. I kërkoj gjithashtu Kongresit të heqë elementë të panevojshëm dhe të kushtueshëm të këtij ligji”, tha Trump.
Plani u miratuar nga parlamentarët amerikanë pas disa muajve bllokim nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit.
Sidoqoftë, pa thënë shprehimisht se ai nuk do ta nënshkruante atë, presidenti amerikan kërkon që t’i dërgohet një projektligj i ndryshuar i përshtatshëm, përndryshe mund të varet nga administrata e ardhshme për të miratuar një plan rimëkëmbjeje.
Përveç dërgimit çeqeve për familjet më të rrezikuara, me shumën që konsiderohet e pamjaftueshme nga Donald Trump, plani i miratuar të hënën nga Kongresi parashikon në veçanti ndihmë për bizneset e vogla dhe shkollat, përfitime shtesë të papunësisë prej 300 dollarësh në javë ose ndihmë për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kundër COVID-19.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 23, 2020