Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se shkalla e rezultateve ”pozitiv” në testet për koronavirusin e ri (COVID-19) në javën e fundit kishte rënë nga 38 në 28%.
Në një konferencë ditore shtypi për median të Task Force në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se gjysma e shteteve në SHBA janë përgatitur të hapin ekonomitë e tyre në kuadër të plan-veprimit të njoftuar nga ai dhe se pandemia ka ngadalësuar përhapjen e saj në disa shtete.
“Vendi ynë aktualisht është në një pozicion shumë të mirë. Shkalla ‘pozitiv’ e testeve që kemi kryer në vend në javën e fundit ka rënë nga 38 në 28%. Në Nju Jork numri i rasteve është zvogëluar me 50%, ndërsa vdekjet janë ulur me 40%. Gjithashtu numri i rasteve pozitive në Luiziana nga 25 ka rënë në 15%”, tha Trump.
Duke vënë theksin se ekonomia amerikane, pas pandemisë, do të rritet shpejt dhe do të jetë më mirë se më parë, Trump theksoi se “e gjithë bota pa na shikon ne tani, na kërkojnë dhe respektojnë atë që bëjmë ne”.
“Do të dërgojmë respiratorë në shumë vende, përfshirë Italinë, Francën dhe Spanjën”, tha Trump duke nënvizuar se nga këto pajisje mund të dërgojnë edhe në Gjermani nëse do të ketë nevojë.